Toure i kënaqur me formën personale

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kolo Toure, thotë se ai ndjehet në një formë të shkëlqyeshme.
Një varg paraqitjesh të shkëlqyeshme krahas Vincent Kompany në mbrojtje kanë heshtur kritikët dhe 29-vjeçari Toure premton se do të ketë edhe më shumë përmirësime.
“Ndjehem më i në formë tash se sa sezonin e kaluar. Kam qenë i kënaqur me formën time, por pres të jetë edhe më mirë. Ende mund të përmirësohem”.
“Tash jam rehatuar në Manchester, njoh secilin në klub; e di si shkojnë të gjitha gjërat dhe jam shumë i lumtur dhe komfort edhe me mënyrën se si rrjedhin gjërat”, ka thënë Toure për faqen zyrtare të klubit.