Ferdinand: Rooney fantastik në stërvitje

Kapiteni i Anglisë, Rio Ferdinand, thotë se bashkëlojtari i tij te Manchester United, Wayne Rooney, është duke shkëlqyer në stërvitje këtë javë.
Rooney pritet të jetë në formacionin shartues për ndeshjen e sotme kualifikuese për Euro2012 të cilën Anglia e zhvillon ndaj Malit të Zi.
"Wayne ka qenë nën një presion të pamasë për shkak të arsyeve që ne i dimë. Ai ka qenë fantastik në stërvitje, i njëjti lojtar i vjetër, të cilin të gjithë e duam. Nëse duam të fitojmë diçka, ne kemi nevojë për atë të luajë në formën e tij më të mirë", ka thënë Ferdinand.