Reina: Torres do ta gjejë formën

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, është i bindur se Fernando Torres do ta zbulojë formën e tij më të mirë.
"Fernando është një prej sulmuesve më të mirë në botë. Sapo ai të rikthehet në formë, dhe ai është duke punuar në këtë aspekt, ai do të shkëlqejë edhe një herë për ne".
"Ekipi është mjaft i mirë për të fituar ndeshje. Është një situatë e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe punojmë shumë për t´i kthyer gjërat në të mirën tonë", ka thënë Reina.