Blutë mund të dëshirojnë të presin edhe për dy vite për të marrë mbrojtësin portugez si transfer të lirë. 27-vjeçari nuk po arrin marrëveshje të re në Bernabeu dhe është lidhur me një transferim te Barcelona së fundi.
Por radioja sportive Cadena Ser bën të ditur se Chelsea po ashtu ka qenë në kontakt me përfaqësues të ish-lojtarit të Portos, për një ofertë të bujshme kur kontrata e tij të skadojë në vitin 2012.
Raportohet se londinezët i kanë ofruar Pepe 60 mijë funte në javë, por ai kërkon edhe 25 mijë funte shtesë, të cilën shumë Chelsea nuk e ka problem t´ia paguaj nëse ai arrin si transferim i lirë.





