Gara automobilistike, fiton Prishtina

“Prishtina Racing Team” të dielën organizoi dhe garën e tretë automobilistike të Kampionatit të Kosovës, në disiplinën kodrinoro malore në afërsi të Prishtinës.
Në këtë garë morën pjesë 15 garues nga klube të ndryshme, ndërsa pjesëmarrja e një garuesi nga Maqedonia e shndërroi evenimentin në një organizim me karakter ndërkombëtar.
Garat u ndoqën nga një numër i madh i adhuruesve të automobilizmit, të cilët dhe u ndanë të kënaqur si me organizimin ashtu dhe me paraqitjen e garuesve. Në garë ngadhënjeu ekipi organizues, "Prishtina Racing Team", që ishte superiore ndaj rivalëve. Ranglista e përgjithshme:

1. Gazmend Gashi - Lancia Delta Integrale - 2:57.895
2. Shkelzen Lajqi - Honda Civic Type R - 3:05.043
3. Perparim Dushi - Honda Civic VTI - 3:12.184
4. Orhan Ahmet - Yugo 1600 H - 3:15.188
5. Kastriot Islami - BMW E30 335i - 3:18.452
6. Valdet Kacandolli - Suzuki Swift - 3:22.929
7. Bekim Kovaqi - Yugo 1.1 - 3:27.343
8. Armend Selimaj - Yugo 1.5 H - 3:28.259
9. Naser Farka - Yugo 1.1 - 3:32.754
10. Besnik Aliu - Honda CRX - 3:36.222
11. Visar Gjikolli - VW Golf III - 3:37.261
12. Ismail Smani - Yugo 1.1 - 3:43.044
13. Kastriot Grajqevci - Yugo 1.1 - 3:45.943
- Lirim Avdyli - Opel Kadet GSi - DNF
- Muhamet Morina - VW Schiroko - DNF

Rezultatet sipas klasave:

Ne klasen e parë - deri 1100 ccm:

1. Bekim Kovaqi
2. Naser Farka
3. Ismail Smani
4. Kastriot Grajqevci

Klasa e dytë - deri 1300 ccm:

1. Valdet Kacandolli


Klasa e tretë - deri 1600 ccm:

1. Perparim Dushi
2. Orhan Ahmet
3. Armend Selimaj
4. Besnik Aliu

Klasa e katërt - deri 2000 ccm:

1. Shkelzen Lajqi
- Lirim Avdyli - DNF

Klasa e pestë - mbi 2000 ccm:

1. Gazmend Gashi
2. Kastriot Islami
3. Visar Gjikolli
- Muhamet Morina - DNF

Plasmani ekipor:

1. "Prishtina Racing Team"
2. A.K."G.Daka" - Prizren
3. A.K. "Ferizaj"