Tevez: Do të pensionohem

Kapiteni i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka thënë se ai është duke e shqyrtuar pensionimin nga futbolli.
“Unë kam luajtur aq shumë ndeshje këtë sezon dhe trupi im po e ndjen këtë. Jam lodhur. Fillova të luaj kur isha vërtet i ri dhe kam luftuar aq shumë, tani po i ndjej impenjimet. Jam plakur dhe kam filluar të mendoj për t’u argëtuar. Për shembull, tani jam më pak tolerant si person se sa që isha disa vite më parë”.
“Më pas mendoj, çfarë nëse pensionohem përderisa kam rregull në jetën time? Kur flas për pensionim, mendoj për pensionim nga futbolli, jo vetëm nga kombëtarja. Por, për momentin nuk e di nëse do të bëj këtë për një muaj, një vit, tre apo katër vite. Ideja për t’u pensionuar vërtitet në mendjen time. Ndoshta në një prej ditëve, thjesht do të zgjohem dhe do t’i them mjaft futbollit”, tha Tevez për News of The World.