Giggs: Nani, ‘Ronaldo i ri’ i United

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, beson se Nani përfundimisht ka filluar të mbushë hapësirën e lënë nga Cristiano Ronaldo, që shkoi te Real Madridi.
“Mendoj se Nani është i gatshëm që të ngritet në një nivel tjetër. Ai gjithnjë ka qenë fitues i ndeshjeve, por këtë duhet ta bëjë në mënyrë të vazhdueshme. Këtë sezon ai tashmë ka asistuar në shtatë ose tet gola dhe shënoi disa, por ai mund të luaj më mirë dhe do të shohim edhe më shumë nga ai”.
“Ai definitivisht ka filluar të na japë diçka që na mungoi ndoshta pas largimit të Cristianos, hapësirë të cilën tashmë Nani e mbush edhe më mirë. Golat jashtë zonës dhe mënyra e vrapimit, goli që pamë ndaj Boltonit së fundmi, ato tregojnë se ai është Ronaldo i ri”.
“Tani ai duhet vetëm që të shënojë më shumë gola. Ai duhet të shënojë 20 gola dhe të asistoj 20 gola. Nëse ai e bën atë dhe është në gjendje ta bëjë atë, atëherë kjo është gjithë ajo që mund të kërkoni nga një anësor”, dekklaroi Giggs për The People.