Rooney: Beckhamin e shoh menaxher të Anglisë

Asi i Anglisë, Wayne Rooney, ka deklaruar se në një të ardhme të afërt nuk do të befasohej nëse do ta shihte David Beckhamin në stolin e kombëtares angleze, jo si lojtar, por si përzgjedhës.
“Nuk mendoj se menaxhimi i Anglisë është punë për mua, sigurt ju them se nuk do e pranojë këtë post”
“Unë e shoh David Beckhamin në postin e përzgjedhësit të Anglisë. Ai pati një lloj roli të trajnerit në Botëror dhe ju e shihni se sa i apasionuar është ai për vendin e tij, kështu që jam i sigurt se ai do të jetë i përfshirë në këtë lëmi”, theksoi Rooney.