Llorente në radarin e Realit

Supersulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente, ka rënë në radarin e drejtuesve të Real Madridit, të cilët në afatin kalimtar veror të vitit 2011, do të hynë me qëllim që ta transferojnë sulmuesin e skuadrës baske.
AS shkruan se gjahu i Los Blancos për një sulmues klasi tani është zhvendosur nga rafshi evropian në atë lokal, veçanërisht pas dy golave të Llorentes ndaj Lituanisë të premtën.
Jose Mourinho ka kërkuar transferimin e Llorentes sa më shpejtë që është e mundur, por kjo nuk do të jetë e mundshme deri në fund të këtij sezoni. Për më shumë, Llorente është i kontraktuar deri në vitin 2013 dhe ka një klauzolë prej 36 milionë eurosh, një shifër kjo nën të cilën Reali është mirë as të mos hyjë në negociata, nëse bazohemi në statusin e ikonës që e gëzon Llorente te klubi bask.
Sidoqoftë, nëse Llorente vazhdon të shënojë për klub dhe për Spanjën, dhe interesimi i Mourinhos rritet, atëherë sulmuesi mund ta shohë veten sezonin e ardhshëm në Santiago Bernabeu.