“Janë dy opsione – Cristiano dhe Messi. Nëse e konsideroni Cristianon të parin, atëherë Messi është i dyti. Për mua është e qartë – Cristiano Ronaldo është numri një”, theksoi Mourinho për Telemadrid.
“Liga e Kampionëve është gara e garave. Është më e rëndësishmja dhe më e madhja në aspektin e cilësisë. Nuk dua të tingëlloj egoist, por sivjet do ta fitoj Ligën e Kampionëve, pasi që dua ta mbroj titullin tim dhe ta kthej aty ku e ka vendin, te Real Madridi”, përfundoi portugezi.