Rooney: Nuk e mendova largimin

Wayne Rooney ka deklaruar se ai kurrë nuk e ka menduar pensionimin nga kombëtarja e Anglisë, pasi që zhgënjimi në Botëror e ka detyruar legjendën Steven Gerrard të shqyrtojë një gjë të tillë.
“Unë kurrë nuk kam menduar për t’u larguar nga kombëtarja. Jam 24 vjeçar. Steven Gerrard është paksa më i moshuar se unë dhe mendoj se mua më kanë mbetur edhe disa hesape të pasqaruara nëpër Kampionate Botërore”.
“Jam shumë krenar. Për mua, të luaj për Anglinë është kulmi i karrierës. Nëpër kampionate, ne duhet të luajmë më mirë dhe unë duhet të luaj më mirë. Jam ende i ri. Kam ende kohë për t’i rregulluar gjërat. Shpresoj se do e bëj atë”, theksoi Rooney.