Bosi i The Reds ka qenë nën zjarr që një kohë të gjatë për shkak se ia ka thelluar Liverpoolit krizën edhe ashtu të thellë, me vetëm një fitore në shtatë ndeshje. Disa seksione të tifozëve, të zhgënjyera me rezultatet, shpresojnë se pronarët e rinj do të bëjnë ndryshime në krye të The Reds.
Martin Broughton kishte konfirmuar më herët se Hodgson ka një klauzolë, ndërsa tani The Mirror shkruan se bëhet fjalë për një klauzolë tre milionë funtëshe.