Vettel: Starti ishte kyç

Sebastian Vettel e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Japonisë dhe atë më lehtë se ç’është menduar, ndërsa piloti i Red Bull mendon se starti ishte kyç.
“Unë pata start të mirë, që ishte çelësi dhe më pas erdhi makina e sigurisë. Kjo bëri që edhe unë edhe Mark Webber të zhvendosemi nga fushëbeteja dhe ta kontrollojmë garën”, theksoi Vettel.
Vettel gjendet në pozitën e dytë të renditjes së pilotëve me 206 pikë, sa ka dhe Fernando Alonso i Ferrarit. Në krye gjendet Mark Webber i Red Bull.