"Me realizimin e golit të Duros, ne u futëm në lojë. Dhe mendoj se në pjesën e dytë kemi bërë një lojë më të mirë , duke marrë parasysh shumë rastet që patëm", ka thënë Skela gjatë një prononcimi për TVSH.
"Shpresoj në të ardhmen ta mbajmë këtë ritëm, duke marrë parasysh edhe lojtarët nga stoli futen të motivuar dhe kanë çfarë të ofrojnë në fushë", ka shtuar mesfushori shqiptar.
Skela, i cili aktualisht është lojtarë i lirë dhe pa ekip, ka pritur të aktivizohet që nga fillimi i takimit, por trajneri boshnjak Xhemal Mustedanagiq vendosi ta inkuadrojë atë vetëm në pauzën mes pjesëve, duke larguar Erjon Bogdanin.
"Çdo lojtar kërkon të luajë në ekipin kombëtar, sidomos unë që vij nga një moment shumë i keq. Trajneri vendos dhe unë jam profesionist. Dhe rezultati pozitiv i jep atij të drejtë", ka përfunduar Skela.





