Rumuni u përjashtua në muajin prill, pasi dështoi t´i kalojë dy teste të ndryshme anti-doping në muajin janar. Por suspendimi i tij do të përfundojë më 29 tetor, që do të thotë se ai mund të rikthehet në ndeshjen kundër Catanias, në javën e nëntë të sezonit të ri në Serie A.
"Mezi pres të rikthehet, ashtu që të mund t´u ndihmoj djelmoshave", ka thënë Mutu për Violanews.com.
Mutu po ashtu sapo ka hapur një aventurë biznesore në Firencë, që është një dëshmi se ai nuk planifikon të largohet nga klubi në një të ardhme të shpejtë.





