Ruben Pinto kërkohet nga Arsenali

I riu i Benficas, Ruben Pinto, është cak i Arsenalit, bëjnë të ditur mediat angleze.
Daily Mail shkruan se Arsenali është duke kërkuar tinejxherin Ruben Pinto dhe raportohet se ka përcjellë kapitenin e përfaqësueses U19 të Portugalisë në përballjen e mbrëmshme ndaj Azerbajxhanit.
18-vjeçari është një fans i madh i Ligës Premier dhe thuhet se është fans i Chelseat. Klubi portugez iu ka rezistuar ofertave të Newcastle United dhe Bolton Wanderers dy vite më herët, kur ai për të parën herë fitoi të shkëlqejë për ekipin junior të Benficas.
Mediat në Portugali tash thonë se Arsenali po tregon interesim të fuqishëm në mesfushorin, i cili ka stil të lojës të ngjashëm me ish-mesfushorin e Chelseat, Deco.