Vetëm lojtarët mbi 29 vjet kanë të drejtë për këtë mirënjohje, e cila jepet për personin i cili është dalluar jo vetëm për arritjet individuale sportive, por edhe për personalitetin po ashtu.
"Këmba e Artë është një njohje që më jep një kënaqësi të veçantë, pasi zgjidhet nga fansat e të gjitha kombeve. Fituesit e mëhershëm të këtij çmimi kanë qenë lojtarë të jashtëzakonshëm, dhe ka pasur edhe shumë kampionë të nominuar".
"Dua të falënderoj secilin që ka votuar për mua. Futbolli është i mrekullueshëm për shkak të aftësisë për të qenë kreativ. Kjo është arsyeja se pse e dua aq shumë", ka thënë Totti.
Totti tash duhet t´i lërë gjurmët e këmbës së tij në 'Shëtitoren e Kampionëve' në bregdetin e Monakos. Shpërblimi mund të fitohet vetëm një herë. Në të kaluarën atë e kanë fituar edhe Alessandro Del Piero, Ronaldinho dhe Roberto Baggio.





