Mourinho ishte një asistent i Bobby Robson te Barcelona në vitin 1996 kur një delegacion i United, përfshirë edhe Ferguson, fluturoi në Kataluni për të nënshkruar me Jordi Cruyff.
“Në Portugali ose Spanjë, nuk do të ishte normale për një trajner të përfshihet (në transferime). E kuptova se Anglia ishte më ndryshe. Ishte një shembull i përkryer i asaj çfarë Bobby më thoshte. Idetë e Ferguson ishin shumë të qarta”, ka rikujtuar Mourinho në një biografi të ri të Patrick Barclay për Sir Alex Ferguson, që do të publikohet këtë të enjte.
“Ai luftonte shumë për klubin e tij. Dhe kuptimi i këtyre dimensioneve të menaxhimit më bëri të shfaq një interesim edhe më të madh për lojën angleze, të bie në dashuri me të para se shkoja atje”.
“Gjithmonë kam menduar se trajneri nuk duhet vetëm të bëjë seancat stërvitore, pastaj të shkojë në shtëpi dhe të shohë disa video të kundërshtarit dhe të vijë dhe të bëjë të njëjtë gjë ditën tjetër. Dhe këtu e kam parë stilin anglez të menaxhimit dhe ishte Sir Alex”, ka thënë më tej portugezi.





