“Prioriteti im total ka qenë që ta pastrojmë borxhin që u akumulua në këtë klub dhe i cili ka qenë një re e zezë që nga shkurti i vitit 2007. Është shumë keq që të gjitha të ardhurat tona duhet të shkojnë në pagimin e kredive dhe borxheve tjera. Ne i kemi kryer detyrat tona të shtëpisë dhe NESV do ta blejë këtë biznes, me paratë e nevojshme për ta pastruar borxhin tonë, që e transformon pozicionin tonë financiar mbrenda natës”, theksoi Pursloë.
Ai shtoi se pronarët e rinj të NESV, të cilët kanë nën pronë edhe klubin amerikan, Boston Red Sox, kanë si objektiv kryesor ringjalljen e klubit dhe sipas Purslow, në gojën e tyre është vetëm fjala për ‘fitore’ dhe ‘të fituarit’.
Hicks dhe Gillet e kanë dërguar këtë çështje në Gjykatën e Lartë britanike, në mënyrë që ta bllokojnë marrëveshjen, për shkak se me 300 milionë euro të ofruara nga NESV, vetëm sa zhvlerësohet klubi. Nëse deri më 15 tetor Liverpooli nuk do të shitet, atëherë Banka Mbretërore Skoceze do të marrë në pronësi kompaninë e Hicks, “Kop Holdings”, me ç’rast Liverpoolit do të dënohej me heqje të nëntë pikëve në tabelën e Ligës Premier.