Johnson i zhgënjyer me lënien në stol

Ylli i Manchester Cityt, Adam Johnson, ka deklaruar se ai nuk është aspak i kënaqur me lënien në pankinë nga menaxheri Roberto Mancini, por ka pranuar se duhet të luftojë për vendin në formacion.
“Isha shumë i zhgënjyer që e humba vendin tim pasi isha njeriu i ndeshjes ndaj Blackburnit dhe që nga ajo kohë nuk kam startuar në asnjë ndeshje në Ligën Premier. Kjo është e rëndë për mua, por ne kemi skuadër të mrekullueshme këtu dhe menaxheri i merr vendimet”.
“Konkurrenca për vende është e madhe. Ne kemi lojtarë të klasit botëror dhe transferimet e mëdha të cilat kanë ardhur e kanë bërë edhe më të vështirë, por unë jam i përgatitur për të luftuar. Tifozët në çdo ndeshje thërrasin emrin tim që unë të inkuadrohem, kjo është gjë e mirë”, tha Johnson.