Mourinho: Benzema nuk është i paprekshëm

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka hedhur benzinë në zjarrin e spekulimeve për sulmuesin Karim Benzema, duke thënë për të se ai nuk është i ‘paprekshëm’.
“Karim është djalosh i mirë, por asnjë lojtar nuk është i paprekshëm. Sidoqoftë, ashtu si çdo lojtar tjetër i imi, ai ka cilësinë për të hyrë në grupin e të paprekshmëve. Tani për tani, atij i mungon instinkti vrasës. Laurent Blanc (përzgjedhësi i Francës) dhe unë do të punojmë për ta ngritur nga kjo pikëpamje”, theksoi Mourinho.
Karim Benzema kohëve të fundit po lidhet me një kalim te Interi dhe Manchester Unitedi, të dy këto skuadra edhe ‘zyrtarisht’ të interesuara për shërbimet e francezit që nuk po e gjen dot veten në Santiago Bernabeu.