Neuer pasuesi i Van der Saar?

Sir Alex Ferguson e ka shndërruar në priroritet të tij, transferimin e portierit të talentuar gjerman, Manuel Neuer, si zëvëndësues për veteranin, Edwin Van der Saar, që do të penzionohet në fund të sezonit.
Schalke natyrisht se nuk do të shprehet e gatshme për ta shitur asin e saj, por Sir Alex Ferguson pritet të bëjë proces të shkurtër nga kjo çështje, pasi që mendon të ofrojë mbi 10 milionë euro, të mjaftueshme këto për gjermanët.
Madje nga ana tjetër është edhe vetë Neuer ai që ka shprehur pakënaqësinë me situatën aktuale te Schalke, duke thënë: “Nuk ndjehem mirë me situatën aktuale te Schalke. Shpresoj se ne mund ta kthejmë kahjen dhe të kthehemi në binarë. Kontrata ime vlen deri në vitin 2012 dhe unë tashmë e kam bërë të ditur se do të luaj këtë sezon për Schalken”.