“Tom nuk është i përgatitur për të humbur me shitjen e Liverpoolit dhe do të bëjë sa më shumë pengesa që është e mundur, për të penguar përfundimin e marrëveshjes me NESV. Ai e di se klubit mund t’i merren pikë nëse Banka Mbretërore Skoceze e merr nën kontroll, por ai beson se banka do të shikonte që t’i jipte kohë atij për një blerës të ri, se sa ta dënojë klubin me pikë”.
“Mënyra se si Martin Broughton, Christian Purslow dhe Ian Ayre tentuan ta arrijnë këtë marrëveshje, ishte për një kohë aq të shkurtër, sa që ata e dinë se e kanë zhvlerësuar shumë klubin me shitjen prej 300 milionë funtesh te NESV”, theksoi një burim për Sunday Mirror.
Liverpooli edhe ashtu nuk i ka punët mirë në tabelën e Ligës Premier dhe një dënim prej nëntë pikësh vetëm sa do t’ua mundësonte The Reds rënien në Championshipin Anglez, që është niveli i dytë i futbollit në ishull, pas Ligës Premier.