Xavi: Mund të kemi formë më të mirë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka thënë se starti në sezonin e ri nuk është starti më i mirë, pasi që ai e di se Blaugranët mund të kenë formë më të mirë.
Barcelona lëshoi më se pesë pikë deri në këtë moment në Camp Nou, një gjë kjo e pazakontë, pasi që Barca sezonin e kaluar mori 55 nga 57 pikët e mundshme në shtëpi.
“Ne tashmë kemi lëshuar pesë pikë dhe kjo nuk mund të ndodhë. Ne lëshuam vetëm dy sezonin e kaluar me një barazim ndaj Villarealit, ndërsa këto pesë pikë mund të jenë vitale në fund të sezonit. Le të shpresojmë se nuk do jenë, por pesë pikë janë shumë për t’i lëshuar në shtëpi”, theksoi mjeshtri katalanas.

Related Posts: