Blanc: Ishte vështirë ndaj Rumanisë

Bosi i Francës, Laurent Blanc, ka thënë se ai për disa momente ishte i frustruar gjatë fitores prej 2-0 ndaj Rumanisë në Paris të shtunën mbrëma, fitore kjo e vlefshme për kualifikimet e Euro 2012.
“Ne patëm një pjesë të dytë të mirë, por duhet të pranojmë se e para ishte e vështirë. Rumunët ishin mirë të organizuar, ata po prisnin që ne t’u hynim rreziqeve. Por, nëse analizoni ndeshjen si nga ana ofensive ashtu dhe taktike, ekipi im meriton lëvdata”.
“Rumunët kanë mundur të shënojnë, por ishte çereku i fundit i ndeshjes ai që bëri diferencën. Fizikisht ne ishim shumë më mirë se ata, pasi që kemi vënë në lojë lojtarë më të freskët të cilët janë në gjendje që të shënojnë në çdo moment. Ndryshimet janë shpaguar, por do të ketë edhe momente që nuk do të shpaguhen”, ka thënë Blanc.