Tuttomercatoweb shkruan se drejtori Rossoner, Ariedo Braida, është në Portugali për ta parë kombëtaren portugeze në aksion dhe për t’iu afruar mbrojtësit anësor.
Braida pritet të hapë menjëherë bisedimet me drejtorin e Benficas dhe njëkohësisht legjendën e Milanit, Rui Costa, në mënyrë që portugezi të transferohet në San Siro.
Megjithatë, Milani do ta ketë të vështirë realizimin e transferimit, nëse marrim parasysh rinovimin që e mban Coentraon deri në vitin 2016 në Benfica, me një klauzolë prej 30 milionë eurosh.





