“Ka pasur shumë probleme me përfaqësuesen, të cilat kanë mundur të zgjidhen më parë. Neve kurrë nuk na kanë munguar lojtarët e mirë, por ndoshta ata nuk janë shfrytëzuar si duhet”.
“Kur them këtë, unë nuk dua të kthehem pas në performancat e kaluara. Unë jam i sigurt se ne mund të luajmë më mirë dhe kjo është ajo që po kërkojmë. Tani do të shohim nëse përpjekjet tona do të shpaguhen”.
“Thjeshtë, Argjentina nuk mund të mbetet aq gjatë pa fituar asgjë”, deklaroi Bilardo për faqen zyrtare të FIFA-s.





