“Kjo do të jetë një ndeshje mes dy ekipeve të mëdha, dhe një ndeshje e cila do ta tregojë nivelin se ku gjendet Valencia aktualisht. Ne shpresojmë të bëjmë lojë të mirë. Nëse marrim tri pikë, atëherë shumë njerëz do të besojnë se do ta fitojmë La Ligan”.
“Ne duhet të brengosemi vetëm për veten dhe nëse mund të fitojmë, atëherë duhet ta marrim iniciativën edhe pse do të jetë trajneri ai që do të vendosë për taktikat në ndeshje. Do të jetë e rëndësishme që të jemi të mençur, por do të ishte mirë që të fitojmë në Barcelonë. Ndeshja më motivon mua, ashtu si dhe kolegët e mi”, ka thënë Dominguez.





