Arsenalit i mungon elementi final

Legjenda e Arsenalit, Ray Parlour, beson se Topçinjve u mungon elementi final dhe instinkti vrasës para golit.
“Arsenali është i dobët në elementin final. Ata luajnë futboll të bukur, por atyre po u mungon elementi final, lojtari që do të shënonte gola nga asgjë. Në të kaluarën, ata e kanë pasur Henryn ose Bergkampin, por një lojtar i tillë po i mungon Arsenalit”.
“Nëse Van Persie dhe Walcott do ta bëjnë atë punë, mbetet të shihet. Por gjithsesi, atyre u duhet një lojtar që mund të shënojë gola nga asgjë”, tha Parlour.