Giggs: Dua të fitoj gjithçka para se të pensionohem

Ikona e Manchester United, Ryan Giggs, dëshiron të fitojë shumë tituj para se përfundimisht t´i varë këpucët.
Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Giggs mbetet një pjesë integrale e ekipit të Sir Alex Ferguson, por e di se kohës së tij si lojtar i United po i vjen fundi.
“Dëshironi të fitoni gjithçka para se t´i jepni fund. Dëshironi të fitoni çdo ndeshje që luani, çdo trofe që garoni, dëshironi të fitoni. Nuk mundeni gjithmonë ta bëni këtë, por duhet të përpiqeni të jepni më të mirën për të fituar”.
“Nëse do të më lejohej vetëm një? Do ta kisha zgjedhur Ligën e Kampionëve – por kjo ndryshon. Nesër mund të them Ligën. Por Liga dhe Liga e Kampionëve janë të mëdha”, ka thënë Giggs.