Valencia pësoi një dëmtim të theksuar të ligamentit dhe theu gjurin kur United u përball me Rangers në muajin shtator.
“Është humbje të humbasësh secilin lojtarë, por Antonio ishte mbase përmirësimi më i madh i skuadrës gjatë 12 muajve të kaluara, andaj ishte një goditje e madhe. Zhvillimin që ne pamë kur ai nënshkroi për ne deri në ditët e sotme ka qenë i mahnitshëm”.
“Megjithatë, ne kemi një ekip të fuqishëm dhe do ta përballojmë këtë. i takon Nanit tash ta luajë pjesën e tij dhe ai ka luajtur shkëlqyeshëm këtë sezon, andaj ai do të na ofrojë zgjidhjen”, ka thënë Ferguson.





