Internation Herald Tribune
Raporti në gusht për papunësi, që u lëshua të premten, nuk
ishte më i keq sesa parashikimet ekonomike. Fatkeqësisht,
pritjet janë duke shkuar ngadalë drejt progresit të bërë, që
nuk janë e njëjta gjë që është premtuar. Duke folur për “Rose
Garden”, pas raportit të lëshuar, presidenti Obama ka thënë
se ekonomia po ecën “në drejtimin e duhur pozitiv”.
Ekonomia humbi 54 mijë vende punë në gusht, shumë larg nga parashikimet.
Sektori privat shtoi 67 000 vende punë – dhe etiketat patën një
rritje të vogël– përderisa sektori qeveritar, sidomos Census, shkaktoi
papunësi prej 121 000 njerëzve. Duke ecur nëpër këta numra, megjithatë
shohim se në të dy sektorët ka probleme të thella.
Sa i përket rritjes së vendeve në sektorin privat, kemi një rritje të ngadaltë,
që ka një mesatare mujore prej 119 000 në katër muajt e parë me
një mesatare prej 72 000 vendeve të punës në muaj. Kjo është afërsisht
e mjaftueshme për të punësuar punëtor të rinj, por që lë pak më pas
margjinën e njerëzve të papunësuar. Edhe më keq, shumica e punëve
të reja në gusht ishin në shërbime shëndetësore dhe ushqim, ku ka paga
të dobëta – siç janë shërbimet për kujdes dhe punëtorë të “fast-foodeve”.
Një punë e mirë është më mirë sesa të jesh i papunë, por puna duhet të
ketë në standard me kushtet ekonomike që jeton vendi.
Në të njëjtën kohë, Qeveria po punon në hemorragji. Shumica e
punëtoreve në Census (të regjistruar si punëtorë të Qeverisë) nuk janë në
vijën e të papunësuarve, qëkurse sektori i ngadalësuar privat nuk mund
t’i marrë ata. Si shtesë, shteti dhe qeveritë lokale kanë punësuar rreth
10 000 punëtorë në gusht, që është pak në krahasim me humbjen e 282
000 vendeve të punës, dy vjet më parë. Më saktë, mbështetja ekonomike
ende është në vështirësi, pasi që shteti nuk po arrin të ketë përmirësime
në sektorin ekonomik.
Asnjë amerikan nuk mund të punojë më shumë. Që nga maji, punëtorët
nuk kanë pasur punë shtesë në javë, duke punuar 34.2 orë në mesatare
gjatë javës. Përderisa orët janë ndarë, ata kanë pasur një rritje page në
javë. Të dhënat e gushtit thonë se ata kanë pasur të ardhura prej 774.87
dollarësh në javë, që më shumë kanë shkuar në drejtim të shpenzimeve
familjare. Para së gjithash, ekonomia është më e vogël për 11 milionë
vende pune. Shkalla e papunësisë është për 9.6 për qind më e lartë në
gusht, pra pak më e ulët se në tetorin e kaluar që ishte 10.1 për qind.
Mirëpo, është thënë se ka pasur edhe rënie të fuqisë punëtore, për shkak
se shumë të këtillëve nuk iu përshtatet puna që iu ofrohet. Këtë javë,
administrata e Obamës do të shpalosë një plan për punët, por më herët
analistët thanë se kjo është një përgjigje politike për fushatën e tij në
Dhomën e Përfaqësuesve dhe ai po përpiqet t’i japë një shkallë më të
vogël të problemit. Zyrtarët e administratës kanë thënë se po marrin në
konsideratë një pako që ka të bëjë me shkurtimet e taksave pasi që kjo
është një politikë që ndiqet nga republikanët – dhe demokratët janë të
frikësuar se do të humbasin nëse nuk kanë një përgjigje më të mirë sesa
republikanët.
Administrata duket se ka harruar që republikanët janë duke vazhduar
shown e tyre në Kongres dhe janë të lumtur që kundërshtojnë idetë e tyre
dhe ato që i proklamon Obama. Zbritja e taksave, sidomos në rastin e
shpenzimeve, po ashtu paraqet politika të dyshimta. Kur vijë te degëzimi
i fitimeve, shpenzimet direkte për të rritur ekonominë janë më efektive
sesa shkurtimi i taksave. Por, më e kuptueshme do të ishte të rriten
eksportet. Nuk ka një shenjë që republikanët do të bashkëpunojnë në
diçka me atë që do Obama. Republikanët kanë folur për shkurtimet e
taksave gjatë fushatës me demokratët.
Obama është përpjekur më parë që të ofrojë reduktim të deficitit dhe
më shumë bashkëpunim në krijimin e vendeve të punës. Propozimi i
tij për buxhetin vitin e kaluar ka paraqitur disa kategori të shpenzimeve
që kanë dështuar të fitojnë mbështetjen e republikanëve për vendet e
reja të punës.
Pavarësisht benifiteve që kanë marrë për vendet e punë, e vetmja masë
për punëtorët ka qenë ajo e vitit të kaluar, kur u dhanë 13 miliardë dollarë
për punëtorët që kishin 26 miliardë dollarë kredi.
Nëse kjo dinamikë nuk ndryshon, rreziku për krizë ekonomike nuk
ka ndryshuar, por politika në Washington ende po bazohet në tregun e
punës, që është politikë e gabuar.





