MILIBAND, PERBALLET ME SINDIKATAT

Lideri i ka fituar sindikatat brenda partisë dhe pritej që ish-Sekretari i

Jashtëm britanik të jetë lideri më i ri i Partisë Laburiste. Por, Miliband njihet

edhe si përkrahës i kapitalizmit. Andaj, e ardhmja e tij është ende e paqartë

 

The Guardian

 

David Miliban, pretendenti

kryesor për lider të laburistëve,

ka hapur hendeqe në politikat

e privatizimit dhe globalizimit

vetëm që t’i shmanget ndarjes së

partisë, por duket që sindikatat

nuk pajtohen me të.

Dave Prentis, sekretar i Sindikatës,

tha se laburistët janë

në disa ujëra të këqija për momentin

që kanë të bëjnë me

marrëdhëniet e tyre dhe sindikalistëve

që kanë akuzuar Milibandin

e vjetër të jetë bërë pjesë

e elitave të reja të Laburistëve

të Rinj, të cilët kanë shkaktuar

“traumë” publike në sektorin e

punësimit dhe “shikuan” për të

mposhtur sindikatat. Komentet

erdhën në një intervistë me

Observerin, para disa javëve, që

kishte të bënte me sindikatat

tregtare, si pjesë e përpjekjeve të

tyre që të rimarrin influencën e

tyre pas disa viteve të lëna jashtë,

përderisa Partia Laburiste

po përgatitet që të zgjedhë liderin

e ri. Ata, po ashtu sugjeruan

se pasi të shpallet lideri i ri më

25 shtator, laburistët do të japin

një argument të nxehtë që ka të

bëjë me konferencën e tyre partiake

për të ardhmen. Prentis,

sindikata e të cilit mbështet politikat

majtiste të Ed Milibandit

në zgjedhje, tha se Ed Miliband

reflekton vlerën e anëtarëve të

Sindikatës që janë rreth 1.4 milion

njerëz.

Megjithatë, duke njohur garën

e ngushtë dhe mundësinë që

David Milband të fitojë, ai ka

theksuar se ata kanë kushte të

qarta për të cilat vëllai i tij më i

vjetër pajtohet nëse ai i bashkohet

lëvizjes së laburistëve.

Prentis tha se ai do të dëshironte

të punonte me David

Milibandin dhe ka refuzuar sugjerimet

që Sindikata kërcënon

largimin e fondeve nga laburistët.

Por ai shtoi: “Në të njëjtën

kohë, ai (David) është pjesë e

agjendës së Laburistëve të Rinj,

të cilët shikojnë që të mundin

Sindikatat Tregtare...që janë

pjesë e agjendës së Laburistëve

të Rinj, e cila gjë është në përputhshmëri

me anëtarët tonë

që nuk përkrahin privatizimin

e madh”.

Prentis është pajtuar që koalicioni

i tanishëm qeveritar, me

planet e tij për sektorin e gjerë

privat, shkollat dhe spitalet është

pak a shumë i njëjtë më atë të

Laburistëve të Rinj. “Çfarë kanë

bërë laburistët e rinj është se

kanë krijuar një rrugë të një koalicioni

që është tani dhe David

është pjesë e tij”, tha ai.

Sipas tij, kjo parti nuk do të

futet në stomakun e tyre për

t’u rikthyer në politika të tjera

që mund të shkaktojnë kriza të

reja. Sfida, thekson ai, është rinimi

i partisë në nivel lokal duke u

rikthyer “te vlerat tona, që janë

të njëjta me Partinë Laburiste”.

“Ne nuk do të kthehem në

agjendën e laburistëve të rinj

që e bazojnë ekonominë në privatizim

dhe në fragmentizëm

të globalizimit të cilën e patëm

këto vite”, shtoi ai. Komentet e tij

tregojnë se për fitoren e David

Milibandit ka ende paqartësi të

hapura që do t’i vështirësojnë

thyerjet partiake dhe politikat që

përcaktojnë të ardhmen e afërt.

Tony Blair insiston në ditarin

e tij që u botua javën e kaluar që

laburistët humbën në zgjedhjet

e fundit sepse Gordon Brown

refuzoi politikat e Laburistëve

të Rinj dhe u kthye nga e majta.

Prentis thotë se sindikatat janë

duke u rritur që të kenë një rol

të madh në politikëbërje. Ai tha

se ata do të bashkohen në vota

gjatë Kongresit të Partisë Laburiste

– ku ata kanë 50 për qind të

votave – për të votuar për politika

që kanë rekomandimet e tyre.

Ai po ashtu bëri thirrje për

reformë në forumet e partisë,

një trupi ky që tani duket pa

dhëmbë për sindikatat. “Ne nuk

kërkojmë një parti dominuese.

Ne nuk kërkojmë pjesëmarrje në

Qeveri. Por, ne presim të luajmë

një rol konstruktiv brenda partisë

dhe të ngremë vlerat tona,

vlera të njëjta që i ka edhe Partia

Laburiste”.

“Ne (sindikatat) mund të

bëjmë organizime. Ne jemi zëri

i së mirës dhe zhvillimit të politikave

të laburistëve dhe do

vazhdojmë kështu”, tha ai.

David Miliband, ish-sekretar

i Jashtëm i Britanisë dhe një pasues

i Tony Blairit, insiston se Laburistët

e Rinj do të mbesin dhe

beson se politikat dhe programi

partiak ka nevojë për përmirësime.

Ai insiston, megjithatë, që

era e Blairit dhe Brownit në parti

ka përfunduar dhe tani duhen

politika të reja.

Ed Miliband mendon ndryshe

dhe thotë se Laburistët e Rinj

kanë vdekur dhe ata duhet të

tërhiqen nga partia për shkak se

proklamojnë kapitalizmin brutal

amerikan.

Posted via email from Shkupi Press extra