Bota politike e Obamës, në epokën e pasluftës së Irakut

 Përgatiti Redi Agolli

 

Evropa u sistemua  kohë më parë ,por jo pa dhimbje.Pas Suezit të Britanisë dhe pas Algjerisë së Francës edhe iluzionet më të mëdha post luftës së dytë botërore avulluan. Skeptri i luftës kishte kaluar në Amerikë.Vendet e Europës më në fund e ndanë mendjen e tyre që së bashku të debonin luftën. Nuk besoj se lufta në Irak dhe Afganistan përbën për SHBA-në atë që konflikti në Suez dhe Algjeri përbënin për Britaninë dhe Francën. Por në mënyrë jo bindëse ato e kanë kufizuar pushtetin e SHBA-së. Presidenti Obama është përqendruar  në zvogëlimin e pritjeve amerikane për një “epokë pa ceremoni kapitulluese”. Kështu iu referua epokës pas përmbylljes së misonit shtatë vjeçar ushtarak në Irak. Subjekti kryesor vështirë se mund  të huazohet me një brohoritje “urra”.
Në Irak triumfi i shkurtër pushoi së qëni i tillë me inkopetencën kriminale duke lënë të vdekur rreth 100.000 civilë irakenë të vdekur për të përfunduar rrjedhimisht me një pasiguri sporadike  dhe bllokim të demokracisë në këtë vend. Një epokë pa ceremoni të kapitullimit është vetëm një epokë pa fitues të qartë. Presidenti Obama e vendos situatën në këtë mënyrë “Një nga mësimet e përpjekjeve tona në Irak është se ndikimi amerikan  nëpër botë nuk është një funksion vetëm i forcës sonë ushtarake. Ne duhet të përdorim të gjithë elementët e fuqisë sonë duke përfshirë diplomacinë tonë, forcën tonë ekonomike dhe shembullin e fuqisë së SHBA-së për të siguruar interesat tona dhe ato të aleatëve tanë.
Pushteti në doktrinën e Obamës nuk është për të fituar ditën ose për të shfarosur armikun.
Qëllimi i tij është më modest: mbrojtja e interesave të Amerikës apo të miqve të saj. Obama është një realist me imazhin e Lordit britanik Palmerston të shekullit të XIX  i cili ka thënë se “Ne nuk kemi aleatë të përjetshëm dhe  të përhershëm. Janë interesat tona të përjetshme dhe të përhershme dhe ne kemi si detyrë t’i mbrojmë ato. Ajo që sundon tek bindjet e Obamës është se SHBA-ja është ende një fuqi e madhe por jo me një fuqi vendimtare. Kjo nuk është një temë narrative heroike amerikane me fortesa madhështore.
Obama vazhdimimisht po zvogëlon ambicien amerikane në emër të interesit të përbashkët  dhe respektit të ndërsjellë dy frazat e tij të preferuara. Këtu gjenden rrethanat ku republikanët do ta sulmojnë deri në 2012. Ata do të thonë se ai komprometoi me radikalët islamikë në vend që t’i shkatërronte ato siç bëri amerika me nazizmin dhe komunizmin. Zgjedhjet e ardhshme elektorale  nuk do të  përcaktohen mbi këto çështje. Pyetja kryesore do të jetë nëse ekonomia amerikane është rimëkëmbur apo jo. Por Obama është i ndjeshëm nga këto argumente. Logjika është në anën e tij. Ashtu siç ai e vuri në dukje Amerika ka shpenzuar më shumë se 1 trilion $ për luftën pas 11 shtatorit. Kjo është një nga arsyet që ekonomia amerikane ka ndezur alarmin e kuq ku do të duhen vite të rimëkëmbet.Fitorja heroike e 2008 ishte e qartë. SHBA-ja nuk ngjason me tranzicionin britanik nga një perandori koloniale në shoqatat e pavarura të Komonuelthit, por vështirësia që po has e vendos Obamën në një shteg të errët.
Dilema politike e tij mund të përqendrohet rreth kësaj:Si mund t’i përshpejtojë rrymat në mënyrë që ta tërheq Amerikën nga luftrat,para se të zhytet në një luftë të re dhe shkatërruese si për shembull në Iran.

Posted via email from Shkupi Press extra