Wenger: Ndaj Liverpoolit të luajmë si kampionë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kërkuar nga ekipi i tij që të shfaqë paraqitje të denjë të një pretendenti serioz për titull kampioni, kur Topçinjt të përballen të dielën me Liverpoolin.
“Unë shpresoj se ne mund të vazhdojmë me përparimin tonë, ne kemi mbajtur kapitenin tonë dhe ekipi në përgjithësi është përmirësuar për dallim nga dy vitet e kaluara. Liverpooli është rast i mirë për të treguar se jemi të gatshëm për të luftuar për Ligën Premier. E dini si, do t’i hymë një ndeshje e cila kërkon përqëndrim maksimal”.
“Ne duhet të përqëndrohemi në paraqitjen tonë, kjo është ajo që është në dorën tonë. Ne jemi të enkurajuar nga një parasezonë e mirë dhe është me rëndësi që të shkojmë atje me besimin e duhur dhe me zjarr në gjithë cilindrat”, tha Wenger.