“Ai e mori vesh menjëherë se është i lënduar, por ishin reaksionet e tij psikologjike ato që ishin ekstremisht të dhimbshme dhe komplekse. Kur shkuam për ta bërë rentgenin, Nani, në akt të dëshpërimit, e kapi dorezën e derës së veturës dhe tha: ‘Nëse më dërgoni atje, unë do të kërcej nga automjeti këtu rrëzë humnerës’”.
“Ai ishte i përkushtuar. Pasioni i tij dhe dëshira për ta përfaqësuar Portugalinë nuk kishin kufinj. Ishte Botërori i tij, në moshën 22 vjeçare. Ai do të më pyeste: ‘Trajner, mi jep dy ditë, dy ditë dhe do të jem më mirë’. Ai refuzoi të pranonte se fraktura ekzistonte në këmbën e tij”, ka thënë Queiroz.





