“Shikojeni këtë iPad. Këtë ma dha Mario si dhuratë në SHBA. Në të siç shihni është mbishkrimi, ‘Me dashuri, për vëllain tim të madh’. Të shohim se dikush ka shkruar se kemi telashe…nëse do të kishim pasur, ai nuk do ta bënte një gjë të tillë”.
“Nëse para se të shkruhej për raportet mes njerëzve gazetarët marrin informata më të sakta, atëherë do të ekzistonin më pak gafa. Unë kurrë nuk kam thënë se Interi është më i dobët pa Balotellin, por thjeshtë Mario është i fortë dhe jam i lumtur që ka shkuar diku ku ai ndjehet mirë”, deklaroi Materazzi.





