Villa dhe Blackpool nisin vrullshëm sezonin

Aston Villa e ka deklasuar West Hamin në Villa Park me rezultat 3-0, kurse në debutimin në Ligën Premier, Blackpool ka shënuar fitore të lartë prej 4-0 në udhëtim ndaj Wiganit.
Duket se nuk është vërejtur mungesa e Marin O’Neill te Aston Villa, kurse për Blackpoolin nuk ka mundur të kishte start më të mirë në Ligën Premier.
Rezultati për Villan u zhbllokua pas çerek ore lojë (15’), kur Stewart Downing realizoi pas asistimit të Albrighton. Stilian Petrov dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë (40’), kurse rezultatin përfundimtar e vendosi James Milner me anë të ndihmës së Albrighton që shkëlqeu në këtë takim.
Në takimin tjetër, ishte Taylor Fletcher (16’) ai që i dha golin hapës Blackpoolit, kurse brenda pesë minutave (37’ dhe 42’) Harewood realizoi dy herë për 3-0. Rezultatin përfundimtar Wigan - Blackpool 0-4, e vuri John-Baptiste 15 minuta para fundit të takimit.