“Ne tentuam të vëmë në funksion atë që bëmë në stërvitje. Në ndeshjen e parë, ndaj Interit, ne ishim mposhtur nga një vepër gjeniale e Wesley Sneijder. Gjatë ndeshjes së dytë ne krijuam rastet dhe humbja në penalti nuk do të thotë asgjë”.
“Krahasim me rivalët kryesorë? Juventusit i intereson vetëm vetvetja dhe ne nuk brengosemi për të tjerët. Si klub, ne gjithnjë kërkojmë fitoren në çdo ndeshje dhe në fund të sezonit do të jetë koha ta shohim se ku jemi”, u shpreh Motta për Sky Sport Italia.





