Mancini: Na duhet ende kohë

Roberto Mancini dhe City i tij dështuan të arkëtojnë më shumë se një pikë në White Hart Lane ndaj Tottenhamit dhe është pikërisht strategu italian ai që kërkon kohë.
“Në pjesën e parë, mendoj se Tottenhami luajti mirë, por ne u mbrojtëm shumë mirë. Ndaj Tottenhamit gjithnjë janë ndeshje të vështira, një ndeshje e parë shumë e vështirë. Ishte hera e dytë që këta lojtarë të Cityt kanë pasur vështirësi”.
“Joe Hart dhe intervenimet e tij? Vendimi i drejt gjithnjë është i mirë për menaxherin në fund të ndeshjes. Unë jam i kënaqur sepse kam dy portierë të mëdhenj, por më duhet ta marr një vendim, njëri portier duhet të ulet në pankinë”, tha pas ndeshjes Mancio.