“A janë përmirësuar Milani dhe Juventusi? Mendoj se jo”, citohet të ketë thënë ‘Cambi’ pas ndeshjeve.
As mesfushori rumun Christian Chivu nuk ishte i impresionuar me atë që pa nga Rossonerët, pasi që tha: “Ende ekziston hapësirë e madhe mes nesh. Ne sonte (të premtën) e fituam derbin me shumë fëmijë në fushë”.
Sneijder nga ana tjetër tregoi më shumë respekt për rivalët: “Milani? Ende i frikshëm. Ne e dimë fuqinë që kemi, por nuk e nënçmojmë askënd”.





