Valdano i kënaqur me lojën ndaj Bayernit

Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, është shprehur të jetë tejet i kënaqur me paraqitjen e ekipit, sidomos të transferimeve të reja, në fitoren me penalti ndaj Bayernit në kuadër të trofeut “Franz Beckenbauer”.
“Trofeu që sapo e fituam është me rëndësi, ashtu siç është mikpritësi (Franz Beckenbauer). Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave”.
“Ne luajtëm shumë mirë ndaj një ekipi që ka më shumë punë në mëngët e tij. Ne ishim më ordinerë në pjesën e dytë edhe pse ekipi është ende në përgatitje parasezonale. Më pëlqeu se si luajtën dy lojtarët tanë më të rinj. Khedira mund të mos jetë në formën më të mirë, por ai i plotësoi urdhërat me përpikmëri, ndërsa Carvalho i dha siguri mbrojtjes”, deklaroi Valdano.