Nadal – Murray, gjysmëfinalja e ATP Toronto

Andy Murray ka qenë në formën e tij më të mirë për të mposhtur argjentinasin David Nalbandian në dy sete (6-2, 6-2) në çerekfinalen e ATP Toronto.
Murray, i shtati i renditur në botë, nuk pati shqetësime nga Nalbandian asnjëherë gjatë ndeshjes dhe arriti te fitorja brenda 70 minutave.
Skocezi do të takohet me Rafael Nadal në ndeshjen e radhës, pasi spanjolli arriti me vështirësi të mposhtë numrin 37 në botë, Philipp Kohlschreiber (3-6, 6-3, 6-4).
Numri një i botës, Nadal, u duk i përgjumur në fillim të ndeshjes, dhe Kohlschreiber shfrytëzoi këtë mundësi për të shënuar fitore në setin e parë. Por me kalimin kohës Nadal tregoi fuqinë për t’u kthyer dhe për të fituar dy setet e radhës.