“Gjithnjë është me rëndësi që të fitojmë, edhe nëse këto turne janë të një rëndësie të vogël. Ne luajtëm shumë mirë ndaj Juventusit. Ndeshja e dytë ndaj Milanit ishte më ndryshe, pasi që kemi luajtur me fëmijë”.
“Milito dhe Eto’o nuk luajtën së bashku, pasi që të dy kanë ardhur para dy ditësh nga angazhimet me përfaqësuese. Sculli të transferohet pas largimit të Balotellit? Ne e kemi fituar këtë turne të vogël. Nuk ka kohë për merkato, do të flasim për këtë më vonë”, u shpreh Benitez për Inter Channel.