Neymar i pasigurt për të ardhmen

Sulmuesi i Santosit, u tregua konfuz sa u përket spekulimeve se ai mund të jetë pranë Ligës Premier, duke thënë se ai as vet nuk e di se ku do të shkojë.
Sulmuesi gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse do të kalonte në Stamford Bridge, gjatë gjithë kohës përsëriti frazën: “Neymar është nga Santosi”.
Ky reagim i Neymar vjen pak orë pasi presidenti i Santosit, Luis Alvaro, ka kërcënuar Chelsean me raportim në FIFA për mënyrën se si është duke e joshur sulmuesin brazilian.
“Neymar është nga Santosi. A jeni të shurdhër?”, theksoi Luis Alvaro i pyetur nga gazetarët.