Ronaldinho i gatshëm ta përfundojë karrierën në Milan

Mesfushori i Milanit, Ronaldinho, thotë se ai është i lumtur në San Siro dhe nuk e përjashton mundësinë ta përfundojë karrierën me Rosonerët.
Braziliani një kohë të gjatë është lidhur me një largim nga Milani, me Palmeiras, Flamengo dhe Los Angeles Galaxy të përmendura si opsione për të, por ai thotë se është i lumtur në Serie A.
Madje, duke komentuar fjalët e Silvio Berlusconit se ka marrëveshje që braziliani ta përfundojë karrierën në Milan, Ronaldinho ka thënë se është e mundshme një gjë e tillë.
“Gjithë çfarë dëshiron Berlusconi është e mundshme... Unë jam i lumtur këtu, planifikoj të vazhdoj punën time dhe të përpiqem t’i bëj të lumtur fansat e Milanit, Berlusconin dhe trajnerin. Kurrë nuk kam menduar të largohem dhe gjithmonë është bukur kur dëgjoni diçka të tillë”, ka thënë Dinho.