Torres luan kundër Arsenalit?

Roy Hodgson ka zbuluar se Fernando Torres mund të paraqitet në ndeshjen derbi, të parën të sezonit të ri, atë kundër Arsenalit, që zhvillohet të dielën në Anfield.
Sulmuesi i është bashkuar me vonesë pjesës tjetër të ekipit, pas pushimeve dhe triumfit me Spanjën në Kupën e Botës, dhe pjesën më të madhe të stërvitjeve e ka kaluar me fizioterapeutët, duke u rikuperuar nga lëndimi.
“Po, Torres ka shanse të luajë kundër Arsenalit. Ai ka punuar fuqishëm me qëllim që të jetë i gatshëm për fillimin e Ligës Premier. Ai ka punuar me ngulm dy javë e gjysmë. Nuk e përjashtoj mundësinë që ai të paraqitet, por as nuk mund të pohoj me siguri se ai do të luajë”, ka thënë Hodgson.