Ferguson: Chelsea favorit për titullin

Sir Alex Ferguson thotë se kampionin në fuqi i Ligës Premier, Chelsea, duhet të llogaritet si favorit për të ruajtur pozitën e parë edhe në sezonin e ri.
Djajtë e Kuq përfunduan në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pak se Chelsea në betejën që zgjati deri në javën e fundit të sezonit të kaluar.
Dhe, në prag të fillimit të sezonit të ri, Sir Alex Ferguson thotë se ekipi i Carlo Ancelottit duhet të llogaritet si favorit.
“Mendimet e mia nuk janë të përqendruara vetëm në top katërshin, pasi duhet të mendojmë për ta fituar kampionatin. Por, duhet të mendojmë se Chelsea, pasi triumfoi sezonin e kaluar, është favorit. Duhet të mendojmë kështu – ekipi që ka qenë kampion sezonin e kaluar, përsëri do të vrapojë pas trofeut”, ka thënë Ferguson.