Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla del Ponte, e cila prapa grilave i dërgoi disa prej drejtuesve kryesorë të luftërave në Ballkan, do të hetohet për lejimin e frikësimit dhe të dhënies së ryshfetit për dëshmitarët, si dhe për shkatërrimin, gjegjësisht dëmtimin e provave. Gjykatësit e OKB në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë kanë urdhëruar hetime të pavarura ndaj praktikave të Del Pontes dhe të dy prokurorëve kryesorë Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon, të cilët janë ende pjesë e gjykatës. Hetimi filloi pas ankesave të dëshmitarëve se ishin kërcënuar, paguar dhe keqtrajtuar, dhe se provat e tyre ishin dëmtuar. Është kjo hera e parë gjatë 17 vjetëve sa ekziston kjo gjykatë që prokurorët e saj kryesorë të përballen me dënim të mundshëm për shkak të mosrespektimit të rregullave të Tribunalit.The Guardian
Gjatë tetë viteve sa ishte kryeprokurore, Carla Del Ponte, e cila aktualisht shërben si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, njihej si një luftarake, por dhe si tejet kundërthënëse. Ajo u largua nga detyra në vitin 2007. Akuzat kundër saj ndërlidhen me shqetësimet lidhur me praktikat që përdorte ekipi i hetuesve të saj në procesin kundër kriminelit serb Vojislav Seselj, që konsiderohet si njëri prej udhëheqësve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi. “Disa prej dëshmitarëve kanë folur për presion dhe kërcënime që u ishin bërë hetuesit e Prokurorisë”, thuhet në deklaratën e gjykatësit të rastit të Seselj. “Prokuroria ka siguruar dëshmi në mënyrë të paligjshme, përmes kërcënimeve ose blerjes së dëshmitarëve”, pohon ai.
Ndërkaq, në dëshmitar serb pohoi se i ishte ofruar një punë e paguar mirë në SHBA nëse do të dëshmonte në favor të Prokurorisë. “Deklarata tregon edhe për pagjumësinë e detyruar gjatë marrjes në pyetje, për presion psikologjik, e në një fazë dhe për shantazh, kërcënime dhe pagesa të paligjshme”. Një hetues i pavarur, i cili besohet të jetë gjykatës francez, do të raportojë lidhur me këto akuza brenda gjashtë muajve. Prokuroria e Hagës i ka hedhur poshtë akuzat, megjithëse ka premtuar se do të bashkëpunojë. “Besojmë se ekipi ynë e bërë punë profesionale dhe sipas rregullave”, tha Frederick Suinen, këshilltar i posaçëm i kryeprokurorit aktual të Tribunalit, Serge Brammerz. Gjykatësi Jean-Claude Antonetti, i cili edhe ka urdhëruar hetimin e Del Pontes, dhe që drejton gjykimin e Sjesjelj, deklaroi se Tribunali i ka marrë shumë seriozisht akuzat, përderisa hodhi poshtë mundësinë e cenimit të të drejtave të të akuzuarve.
Home »
» Koha që ish-kryeprokurorja Del Ponte të gëlltisë akuzat e pabaza të lëshuara ndaj shqiptarëve