Dukej sikur Obama nuk ishte vetëm njeri, vetëm President. Duhej të ishte një superhero i destinuar nga yjet që të lindte në kohën e duhur për ta ribërë këtë botë dreqi të gabuar qysh nga fillimi Më 11 maj të 2010 konservatorët anglezë janë rinisur aty nga ku kish filluar gjithçka, në vitet Shtatëdhjetë, me fitoren e Margaret Thatcher David Cameron, Kryeministri me biçikletë Dukej sikur Obama nuk ishte vetëm njeri, vetëm President. Duhej të ishte një superhero i destinuar nga yjet që të lindte në kohën e duhur për ta ribërë këtë botë dreqi të gabuar qysh nga fillimi. Mbi të dendësoheshin shikimet e historisë dhe kondensoheshin forcat e universit, ai ishte fundi dhe fundi i historisë. Deri kur nuk ka filluar të qeverisë. Më poshtë do të pasojë një seri portretesh për Presidentët që vendosin fatet e botës. Ajo e Presidentit amerikan Barack Hussein Obama padyshim që ka qenë një verë e mendueshme, ndoshta edhe me kokëçarje. Në fakt, ka pak precedent kollotumba nga yjet në gropë që e shikon si protagonist tashmë prej disa muajsh, ai që ishte benianimi i të gjithë "rrethit" dhe që u pëlqente atyre që e pëlqejnë, ai që me "Yes, we can" dukej gati për të flakur gjithçka dhe të gjithë në rrugën e tij, ai që me "Change" duhej të ribënte botën nga maja e kokës deri tek këmbët dhe duke përjetësuar fatet e mrekullueshme dhe progresive të gjinisë njerëzore. Tani ndonjë lopatë në varkë Obama në fakt do të duhet ta tërheqë, ndoshta ndonjë mendimth të këndshëm dhe jo vetëm taktik gjithsesi do të duhet të na e dhurojë. Të humbasë ndoshta me stil (apo të kërkojë aq më pak që ta bëjë) zgjedhjet e ardhshme mund të ketë bile ndonjë kuptim, por në fund të panairit gjithsesi bëhet fjalë vetëm dhe gjithmonë për logjika tranzicioni, maksimumi për dalje spontane, por që më pas e lënë kohën që gjejnë, për zgjidhje tampon që strategjikisht mund edhe të shpërblejnë në mënyrë afatshkurtër dhe pastaj ku shkohet? Sepse Obama nuk është vetëm njeri, nuk është vetëm President. Obama është një gjysmëhyjni, një demiurg që ka premtuar rilindjen, një mbinjeri i destinuar nga yjet të lindë në kohën e përshtatshme për ta ribërë këtë botë qeni të gabuar qysh nga fillimi. Ajo e tij është një sfidë ndaj elementëve, një garë kundër kohës së përjetshme, një debat me absoluten. Mbi të përqendrohen shikimet e historisë, marrin formë shpresat e njerëzimit, përqendrohen forcat e universit. Aspak Napoleon në Lajpcig, njeriu hegelian i hyjnisë së brendshme, fundi dhe fundi i historisë është ai, alfa kushedi, omega sigurisht. Nëqoftëse bie, rrëshqet. Nëqoftëse gabon, rrëzohet. Nëqoftëse ngurron, paralizohet. Të rishfletuara kronikat e zgjedhjes së tij dhe do të kuptoni: elzevirë, komente, reportazhe mbi pjellën e një hyjnie humanisto - superhomistike që më së fundi zbriste për të shkelur pluhurat e botës për ta riplazmuar me imazh dhe ngjashmëri të asnjeri nuk e di çfarë, por gjithsesi, është mirë që ta drejtojë kushedi se ku, por që shkon, për ta riedukuar, por të gjithë betohen se kanë parë dritën. Për një kështu vera patjetër që duhet t'i ketë dhënë këshillë dhe nëqoftëse po, zgjedhjet tashmë të famshme të mesit të mandatit, kur do të mbahen më 2 nëntor në fshehtësinë e kutisë së votimit ku Zoti të shikon, por Obama jo, "minorancat e persekutuara", liberalët, demokratët dhe progresistët e zhgënjyer, të gjithë të dalë për të ta futur me lezet, mund të fillojnë megjithatë vërtet që të dalin përpara kohe nëntitujt që i paraprijnë "The End" që nuk mund të shtyhet. Dhe me siparin e rënë zbret seriozisht nata në të cilën të gjitha lopët janë të zeza, ajo ku shpirtrat nuk i njohin më të barabartët e tyre dhe rapsodët i kushtohen njollës. Gjithçka filloi në atë fund 2007 që dukej një fund i çfarëdoshëm dhe që në fakt nga kapelja e prestigjatorit doli një zotëri aspak të destinuar për lavdinë. Vazhdoi përgjatë gjithë 2008 të lodhshëm dhe të mjerë me një retorikë ndër më revoltueset dhe në lëvizje valore në ngritje. Në fund triumfoi me një konfuzion fjalësh që do të groposen brenda vetë zemrës së Shtëpisë së Bardhë. Asnjë prej atyre që e kanë votuar këtë President, sot ashtu si dhe atëherë, nuk do të dinin të shkruanin 20 rreshta nga programi politik thelbësor i Obamas; askush nuk do ta dinte me vetëdije të plotë të thonte se pse miliona njerëz të çdo lloji ia kanë dhënë Obamas votën e tyre me qëllim që të bënte në mënyrë të zhdërvjelltë atë që i vinte më për mbarë, të mbushte boshllëkun e ndonjë slogani të lehtë që ka të bëjë me "Presidentin e parë zezak", "minorancat", bla-bla-bla. Në fakt, nuk ekziston akoma ndonjë në Shtetet e Bashkuara që të mund të dijë me vetëdije të plotë se cila është linja politike e ndjekur me qartësi dhe vendosmëri nga Obama në punët e jashtme: linja e mosmarrjes së një qëndrimi të prerë e praktikuar deri më tani duke ecur mbi vezë nuk mjafton sigurisht që të flitet për program apo për politikë dhe seria me ulje dhe ngritje e vendimeve të pavendosura për shembull mbi atë gjepur që quhet luftë kundër terrorizmit i përngjet qesharakes. Të gjithë do t'i kujtojnë diskutimet sublimë dhe mbresëlënës me të cilat Obama premtoi tërheqjen e "afërt" të trupave amerikane nga teatrot e nxehta të Lindjes së Mesme e të Azisë Qendrore, duke kalendarizuar në fakt kohë të njëjta (paksa më të gjata?...) se ato të parashikuara nga paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, George W. Bush jr. Të gjithë do ta kujtojnë qëllimin e Obamas, sentimental siç i përshtatet fizikut dhe propagandës së tij gjithmonë sipër rreshtave, për të mbyllur burgun ushtarak të Guntanamos (ku çdo gabim i mundshëm i kryer nga servicemen amerikanë denoncohej rregullisht gjithsesi nga shtypi dhe korrigjohej nga sistemi gjyqësor dhe ushtarak në fuqi në Shtetet e Bashkuara), përveçse për të bërë më pas prapakthehu në momentin në të cilin janë ndeshur të gjithë me realitetin e vërtetë. Konfuzion, mungesë përvoje dhe pavendosmëri: fjalët kyçe të Shtëpisë së Bardhë të re do të duhet megjithatë t'i preokupojnë mbretërit magjistarë që nuk lodhen së lëvduari Mesian e ri, kurse në politikën e brendshme Obama një fije më shumë vision e ka demonstruar. Shkatërrimtar. Premtoi menjëherë, sapo u zgjodh, që të anullonte disa qindra masa të miratuara nga Bush jr. dhe në pjesën më të mirë e ka bërë. Natyrisht, ka prekur të gjitha ato të mirat. Siguroi se do të kërkonte menjëherë të vinte dorë në ligjet mbi abortin për t'ia zgjeruar përdorshmërinë siç i vjen për mbarë shfrytëzuesit të anktheve të rrënjëshkulurve, të çliruesve të atij që nuk e ka as për më së largu nevojën e çlirimit dhe është futur me qejf. Ngeci në fushatë elektorale në ndonjë qui pro quo të bezdisshme lidhur me rrënjët identifikuese kristiane të kombit amerikan, mbi kredon e tij personale fetare dhe pak pasi ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë i skandalizoi të gjithë, siç nuk kishte bërë asnjëherë ndonjë President amerikan (John R. Bolton, ish-ambasadori bushian në Kombet e Bashkuara e quajti me të drejtë dhe me efikasitet Obaman si Presidentin e parë pasamerikan të historisë amerikane), kur duke shkuar tek jezuitët e Georgetown University për të kërkuar menjëherë që përpara fjalimit të madhërishëm të tij i madhërishmi tjetër, Jezùsi, të errësohej në atë stemë, IHS, që do mbikëqyrte vigjilues nga prapa krahëve dhe që qëndron aty, në Amerikën laike dhe protestante përpara se të ekzistonte vendi, duke parë që ai universitet ekzistonte akoma kur Bota e Re ishte koloni britanike, qysh nga viti 1653 për adhuruesit e saktësisë të gjinisë dhe të species. Magjiku Obama ngacmoi pastaj një tjetër fole grenzash të madhe duke shkuar të inaugurojë vitin akademik në Notre-Dame University në South Bend, në portat e Indianapolis, atëherë kur shkoi i barsur me ngarkesën e tij liberale sa që në atë tollovi, me një letër solemne, ish-ambasadorja bushiane në Selinë e Shenjtë, Mary Ann Glendon, një grua e madhe, një e moderuar e madhe, refuzoi për protestë të indinjuar nderimin të cilin i kish caktuar universiteti. Pastaj Obama ka vënë dorën në gurin themeltar të progresizmit amerikan prej gjysmë shekulli e më shumë, duke marrë nga duart e senatorit demokrat që po jepte shpirt Edward Moore Kennedy (1932-2009), i quajtur "Ted", reformën e famshme shëndetësore dhe kundërshtimin popullor nuk e ka parë më. Pavarësisht asaj që thonë dhe kanë thënë komentatorët andej e këtej, tema nuk ka qenë asnjëherë zgjerimi i sigurisë sociale ndaj atij të varfrit që nuk e ka, por ndaj atij që këtë shërbim e ka. Dhe me çfarë çmimesh. Me pak fjalë, shteti ose kompanitë private, në rastin e parë duke pasuruar elitën vetëreferuese të pushtetit, në të dytin privatët, midis të cilëve sigurisht që noton një numër i madh peshkaqenësh, por peshkaqen për peshkaqen qytetari i mesëm amerikan vazhdon që të preferojë atë që të kafshon duke e paguar më pak, përveç faktit që shtetin amerikan e dinë mirë se (nuk) punon. Lart, poshtë, anash dhe në mes: e ka mësuar kështu menaxhimin obamian të krizës ekonomike me zhurma "shpëtimesh" në ngarkim të taksapaguesve, hua sipas qejfit ndaj atyre që sapo kishin demonstruar asnjë përgjegjësi dhe asnjë kriter menaxhimi të shëndetshëm të parave dhe gjithçka gjithmonë në kurriz të qytetarëve, "stimuj" dështakë që nuk po çojnë asgjëkundi. Rezultati është ai që shikohet çdo ditë në sheshet amerikane: ylli i Obamas i errësuar nga një kundërshtim popullor dhe transversal vërtet i paprecedent, i cili kërkon masën e vetme ekonomike që mund ta rilançojë vendin nga poshtë (nga ku ai vetëm mund të rigjallërohet) dhe që megjithatë është ndërkohë ideja e vetme kulturalisht me kuptim e prirur që të rilançojë liritë konkrete të atyre qytetarëve që janë përherë palca mbi të cilën janë ndërtuar pasuritë e pafundme të një vendi sot fatkeqësisht në rënie të lirë: reduktimi i ngarkesës së tepruar fiskale. Sondazhet, të cilat pasojnë njëri tjetrin, e japin Obaman në një rënie konstante konsensusi. Vetë elektorati i tij, pjesërisht i madh, tashmë është zhgënjyer patjetër nga një lider që nuk e gjen asnjëherë se ku të kapet siç duhet dhe që një mendon e njëqind bën, të gjitha të gabuara. E njëjta popullsi e zezë, me numra të konsiderueshëm, ka vendosur që të shikojë tjetërkund në kampin politik. Diego Armando Maradona është për Napolin ajo që Barack Hussein Obama është për rindërtimin e copëzuar të liberalëve. Do të dalë nga skena i poshtëruar edhe i dyti? Hëna në rënie e tij nuk ka ndërmend që të ndalet. Një mendimth balnear mbi njollën e zezë që e nguc Presidenti më i fuqishëm dhe më humbës i botës e bën. Do t'i vinte për mbarë. Zapatero, ylli i socializmit që ka zhgënjyer Spanjën dhe të gjithë Europën Kur José Luis Rodríguez Zapatero hyri në politikë ishte pothuajse 18-vjeçar dhe shumë ambicie. E njëjta që e çoi 22 vjet më pas në krye të Partisë Socialiste spanjolle, të masakruar nga korrentet e brendshme të "post-Felipizmit". Ngjitja në pushtet e një socialisti që propozonte një të majtë më liberale dhe centriste u interpretua si një model për t'u imituar edhe në partitë e majta të vendeve të tjera europiane. Ajo që skush nuk do ta priste kurrë është që ZP-ja do të bëhej personaliteti politik më zhgënjyes i dekadave të fundit. 1 korrikun e kaluar Spanja ia ka kaluar skeptrin e presidencës semestrale europiane ekzekutivit belg, ama jo pa polemika. Normalisht, bëhet fjalë për një rast themelor për të forcuar imazhin e një vendi apo të një lideri të caktuar nëpërmjet iniciativash që lënë shenjë në Bashkimin Europian. Por për Spanjën dhe sidomos për Kryeministrin iberik nuk ka ecur tamam kështu. Pjesa më e madhe e medieve europiane e kanë kritikuar drejtimin e Zapatero siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë. "I padukshëm", "zhgënjyes" dhe "i parëndësishëm" janë vetëm disa prej fjalëve të atribuara presidencës europiane spanjolle, ndërsa Presidente del Gobierno për më tepër është përshkruar si "një politikan mediokër dhe i paaftë që të avancojë propozime" dhe një figurë e privuar nga lidershipi". Qysh përpara fillimit të saj, presidenca spanjolle është pritur me armiqësi të forta. E përditshmja "Le Figaro" nënvizonte se, "në vend që të jetë skenari ndërkombëtar i sukseseve të ZP-së, Europa tash e prapa përbën shpresën e dobët ndaj së cilës ekzekutivi spanjoll ka për të maskuar problemet strukturore të vendit". "Situata spanjolle është preokupuese dhe drejtohet nga një klasë politike e diskredituar", shkruante akoma gazeta franceze. Në të njëjtën ditë, e përditshmja gjermane "Die Welt" botonte një artikull me titull "Një Spanjë e dobësuar do të duhet të drejtojë Europën". Kurse "Financial Times" dhe "The Independent" binin dakord lidhur me faktin se takimi evropian do të ishte mundësia e fundit për Zapatero që të projektonte një imazh të ndryshëm për të arritur të kundërshtojë rënien e popullaritetit "në shtëpi". Nuk janë të pakta çështjet që kanë çuar në kaq shumë furie mediatike. Nëse është e vërtetë se hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës dhe emërimi i Presidentit të përhershëm Herman Van Rompuy e kanë eklipsuar rolin e Zapatero, është po aq e vërtetë se lideri spanjoll nuk ka ditur të jetë në lartësinë e detyrës dhe të demonstrojë se ka lidership politik. Gjatë semestrit spanjoll janë anulluar dy samite me rëndësi të madhe strategjike me Kryeministrin spanjoll që nuk ka bërë asgjë për t'i shmangur: takimi vjetor Bashkim Europian - SHBA (Obama e anulloi vizitën e tij në Madrid pa dhënë shpjegime bindëse dhe mbi të cilën Zapatero kishte vënë shumë shpresa pas një "tërhiq e lësho" me institucionet europiane lidhur me vendin e takimit) e samiti Euromesdheut (fillimisht i programuar për 7 qershor në Barcelonë, por më pas i anulluar për shkak të njoftimit të pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm izraelian, radikalit Avigdor Lieberman, që ngjalli protestat dhe kërcënimet për bojkotim nga ana e të ftuarve arabë). Të dy janë shtyrë për nëntor, muaj në të cilin presidenca spanjolle do të jetë harruar prej kohësh. Në kuadrin e politikës së jashtme, përfaqësuesit spanjollë kanë pasur shumë herë përplasje me diplomacinë europiane. Marrëdhënia e ministrit të Jashtëm spanjoll, Miguel Ángel Moratinos, me homologen e tij europiane Catherine Ashton është quajtur si e "vështirë". Midis çështjeve të përballuara nga delegacioni spanjoll, kritikën më të keqe Zapatero e ka marrë për marrëdhëniet me Kubën (disa diplomatë europianë kanë theksuar se qeveria spanjolle "ishte më e interesuar në bërjen e bizneseve me koloninë e vjetër të saj sesa të ushtronte presione mbi regjimin lidhur me temën e të drejtave të njeriut"). Në Bruksel, lirimi i 50 të burgosurve politikë dhe mërgimi i tyre në Spanjë nuk është konsideruar gjë tjetër veçse një ngushëllim i trishtuar. Për më tepër, iniciativat e avancuara nga ekzekutivi spanjoll kanë qenë vërtet të pakta. Në semestrin e karakterizuar nga kriza e rëndë ekonomike që ka kërcënuar kolapsin e eurozonës, qeveria Zapatero ka koleksionuar një seri propozimesh të konsideruara "të kota" nga shumë eurodeputetë. Krijimi i një oservatori evropian lidhur me dhunën ndaj grave dhe lindjen e një urdhri europian për mbrojtjen e grave të keqtrajtuara janë refuzuar nga hemisfera europiane dhe akuzuar me retorikë feministe. Propozimi për të subvencionuar automobilin elektrik, në një moment tejet kritik për Europën, i është kthyer dërguesit dhe damkosur me interventizëm ekonomik. Mbi argumentin më urgjent për të përballuar - domethënë krizën financiare europiane dhe kolapsin e Greqisë - shumë ekspertë kanë nënvizuar sesi Zapatero ka mbledhur krahët dhe ka lejuar që Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të drejtonin planin për shpëtimin e euros. Përveç fajësimit të Shteteve të Bashkuara për "financën tepër liberiste" të tyre dhe spekulatorët ndërkombëtarë për "grykësinë e tyre", ekzekutivi spanjoll nuk ka avancuar asnjëherë propozime. Në fakt, reputacioni spanjoll është shkatërruar në nivel botëror nga kriza ekonomike dhe nga këmbëngulja e Zapatero në mohimin për muaj të tërë të ekzistencës së saj. Sot Spanja është vendi i parë evropian për numrin e të papunëve dhe është i vetmi që në fund të 2010 do të jetë akoma në recesion. 7 majin e kaluar ekonomia e saj ishte gati për t'u kolapsuar, sikur të mos kishte qenë për Bankën Qendrore Europiane dhe planin e ndihmave për vendet me vështirësi të dëshiruar sidomos nga Gjermania (që ka 140 miliardë euro në investime në "tullën" spanjolle që mund të avullojnë nga një çast në tjetrin). Në muajt e fundit, agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit si S&P, Fitch apo Moody's e kanë riulur vlerën e titujve spanjollë. Aktualisht, ato të borxhit publik spanjoll konsiderohen si më pak të sigurta se ato libaneze, kazakistanase dhe vietnameze. Sipas "Economist", Spanja është vendi i avancuar me vështirësi më të mëdha për të paguar borxhin e saj, duke kaluar deri Greqinë. Menaxhimi i keq i krizës ekonomike e ka ndëshkuar Zapatero dhe jo vetëm në shtëpi. Në fakt, politikat e tij antiklerikale (mjafton të mendohet për ligjin e ri mbi abortin që u mundëson minoreneve ta ndërpresin shtatzënësinë pa lejen e prindërve, martesat gei dhe përplasjet me Kishën spanjolle), por edhe mbështetja ndaj separatizmit dhe hapja ndaj ETA-s e kishin përçarë vendin. Ato në lëmin e punëve të jashtme kishin provokuar më shumë se një dhimbje barku në nivel ndërkombëtar (si për shembull tërheqja e menjëhershme e trupave spanjolle nga Afganistani dhe takimet me liderët e diktaturave më të mëdha të botës, midis të cilëve Fidel Castro, siriani Al Assad dhe iraniani Mottaki). Inercia e qeverisë Zapatero përballë krizës ekonomike ka qenë pika që ka bërë të derdhet gota: vetëm pas ultimatumit të Obamas majin e kaluar lideri socialist ka filluar që të vejë në zbatim reformat sa jopopullore, aq dhe të kërkuara nga Bashkimi Europian për të shpëtuar ekonominë spanjolle, e katërta më e madhja e Europës. Pothuajse gjysma e ekspozimit të bankave në eurozonë është ndaj Madridit. Kështu, nëqoftëse bie Spanja, bie e gjithë Europa. Ish-ylli i socializmit spanjoll ka dashur shumë që të kuptohet dhe për Brukselin që ka vënë në rrezik të gjithë sistemin është arsyeja për të mos i besuar më ZP-së. David Cameron, Kryeministri me biçikletë që ka revolucionarizuar torët Më 11 maj të 2010 konservatorët anglezë janë rinisur aty nga ku kish filluar gjithçka, në vitet Shtatëdhjetë, me fitoren e Margaret Thatcher dhe, pas 13 vitesh qeverie laburiste, kanë kaluar derën e Nr.10 të Downing Street. Telegjenik dhe pragmatist, në moshën 43-vjeçare tori David Cameron është bërë Kryeministri më i ri i Mbretërisë së Bashkuar nga koha e Lordit Liverpool, i emëruar në vitin 1812. Por ky nuk është primati i vetëm i mbajtur nga lideri i Conservative and Unionist Party. Për herë të parë nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, Mbretëria e Bashkuar drejtohet nga një qeveri koalicioni: në fakt, Cameron e ka fituar kolltukun e Prime Minister duke zhvatur një marrëveshja me kreun e Liberaldemokratëve, Nick Clegg. Rrethanat që kanë çuar në këtë kthesë historike "made in Uk" kanë qenë dorëzimi i inoksidablit dhe grindavecit Brown, i cili, pas tentativash të kota për ta kapur yllin e ri të politikës angleze, ka lajmëruar braktisjen e drejtimit të Labour dhe zgjimin e "asfiksuar" të anglezëve më 7 maj, që në fund të ditës së votimit janë gjetur me një "hung Parliament", një Parlament në të cilin asnjë parti nuk gëzon mazhorancën absolute. Duke fituar 306 vende në 326 (rezultat krejtësisht i respektueshëm pasi ka përfaqësuar rezultatin më të mirë nga viti 1992, herën e fundit që konservatorët anglezë kanë fituar), David Cameron nuk ka siguruar mazhorancën absolute që do t'i siguronte fitoren. Për këtë arsye, pas ditësh traktativash të dendura, është shfaqur në Nr.10 të Downing Street duke lajmëruar marrëveshjen Lib-Dem/Tory të bekuar nga Mbretëresha Elisabeth, nën siglën "freedom, fairness and responsibility" (liri, drejtësi dhe përgjegjësi). Teksti i marrëveshjes - i përqendruar në 11 bërthama: reduktim i deficitit, rishikim i shpenzimeve publike, tatime, reformë bankare, emigracion, reformë politike, pensione e asistencë sociale, arsim, raporte me Bashkimin Europian, të drejta civile, mjedis - mund të quhet një monument i vogël ndaj pragmatizmit anglosakson. Mbi një seri temash delikate Cameron dhe Clegg kanë rënë dakord se nga njëra anë do t'u mundësohet liberaldemokratëve që të abstenojnë (të mos votojnë kundër) pa pasoja për qeverinë, nga ana tjetër do t'u lejohet me forcën e numrave që të imponohen (kujtojmë se liberademokratët i sjellin koalicionit 57 vendet e nevojshëm, por të mjerë). Në politikën angleze nuk dëgjohej të flitej më për një format të kësaj natyre qysh nga epoka e koalicionit të madh të solidaritetit kombëtar, të drejtuar nga Churchill, në kohën e luftës të periudhës 1939-1945. Nëpërmjet kësaj "rrëmuje allaangleze", Cameron është bërë çelësi i kthesës të rilindjes së dëshiruar nga një Britani e Madhe e zverdhur nga kriza ekonomike, konfuze dhe në kërkim të vlerave të veta, duke filluar nga ai i një shteti social i aftë që të provokojë tek qytetarët e tij krenarinë për t'u ndjerë të tillë. Është bërë edhe duke shfrytëzuar skandalin e rimbursimeve të shpenzimeve të fryra të parlamentarëve, duke u paraqitur si një "reformator radikal" në gjendje që ta "pastrojë" vërtet klasën politike (edhe pse, në prani të nevojave pragmatike të një vendi që regjistron borxhin publik më të lartë midis atyre të G20-ës, është detyruar që ta zëvendësojë mesazhin e tij fillestar optimist me një retorikë më të vakët dhe deri të rreptë). Djali i një agjenti burse dhe i një gjykatëseje nga Inverness i Skocisë, David Cameron e ka fituar titullin e Prime Minister në të njëjtën moshë në të cilën Blair fitoi më 1997. Si bir i borgjezisë së lartë britanike, siç e do rregulli, ka studiuar në shkollën e famshme "Eton College" dhe më pas i ka thelluar studimet e tij për Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Oxford, duke dalë me një diplomë first class honour. Pikërisht në Oxford, Cameron ka kultivuar miqësi që më pas kanë rezultuar të forta, si ato që e lidhin me kryebashkiakun aktual të Londrës, Boris Johnson, dhe me George Osborne, sot Kancelar i Skakierës në hije dhe personazh ndër më influentët e inner circle të tij. Në dukje një toff tipik (termin përbuzës me të cilën etiketohen aristokratët e klasave elitare), por jo dhe shumë: për 7 vjet ka kryesuar këshillin administrativ të Carlton Communication, një grup prodhimesh televizive dhe publicitare. Domethënë një rrugëtim krejtësisht i shkëputur nga jeta e aristokracisë së madhe britanike. Përvoja e parë punuese si kërkues në moshën 18-vjecare për Tim Rathbone (deputet konservator), pastaj puna si kërkues pranë Conservative Research Department dhe, akoma, hyrja në stafin e Kryeministrit John Major, kanë qenë terren pjellor për lindjen e pasionit të tij për politikën dhe afërsia me torët e kanë pajisur Cameron me një background të fortë, të tillë sa që të hedhë poshtë kush e konsideronte inkompetent të plotë. Karriera e tij është ngjitur me shpejtësi dhe në vitin 2001 është bërë anëtar i Parlamentit për Witney, një kolegj elektoral i Oxfordshire. Për Cameron, familja ka përfaqësuar pikën e nisjes për gjithçka që ka dashur të arrijë në politikë. Është krenar dhe avancon vlerat që i janë ngulitur kur ishte fëmijë. E di shumë mirë sesa është e rëndësishme cilësia e kohës së kaluar me prindërit e tij dhe është pikërisht për këtë që një prej prioriteteve në axhendën politike të tij ka qenë gjithmonë leja prindërore. Cameron është martuar me Samantha Gwendoline Sheffield, vajza e Sër Reginald Adrian Berkeley Sheffield, baronet i VIII-të, dhe i Annabel Lucy Veronica Jones, më 1 qershor 1996 dhe me të ka pasur 3 fëmijë, aktualisht po presin të katërtin. Dhe plaga më e thellë dhe e dhimbshme që mund t'i shkaktohej ka pasur të bëjë pikërisht me familjen e tij, kur fëmija i parë Ivan Reginald Ian, që vuante qysh nga lindja nga një paralizë cerebrale dhe një formë e rrallë epilepsie (sindroma Ohtahra), ka vdekur në moshën 6-vjeçare. Ka qenë ai që ka dashur të tregojë menjëherë fytyrën e ndryshimit brezor të një partie, asaj Konservatore, e konsideruar gjithnjë e më shumë shprehje idesh sociale të tejkaluara, duke e bërë të hapur ndaj sfidave të një shoqërie high-tech, të globalizuar, multietnike. Në vijim të tri humbjeve elektorale radhazi (1997, 2001, 2005) të shkaktuara nga Partia Laburiste e Tony Blair, David Cameron kandidon dhe fiton në luftën për lidershipin në dhjetorin e 2005, falë sidomos stilit të tij personal, optimist dhe informal. Siç ka deklaruar në një miting: "Pse jemi këtu? Sepse mendoj që mënyra me të cilën po bëjmë politikë në Britaninë e Madhe është e mërzitshme dhe e dalë mode". Ka mundësi që i referohej mission të tij në parti. Mjaft i vetëdijshëm për traditën të cilës i shërben si bartës dhe duke i pranuar vlerat themelore, lideri i ri britanik shtyhet përtej thatcherismo, duke ia modernizuar imazhin: "Nuk jemi më në vitet Shtatëdhjetë", përsërit shpesh. Flet për "drejtësi sociale" (ai që vjen nga upper middle class), do të luftojë global warming ("The planet first, politics second") dhe është i vetëdijshëm për faktin që në një kontekst ekonomik si ai që po jetojmë sigurisht nuk do të jetë e lehtë të ulen taksat, edhe pse thotë se dëshiron ta bëjë. Është obamian në kuptimin më të thellë të fjalës: për të qeverisur e di shumë mirë se është e nevojshme të pushtohet elektorati i moderuar, trau kryesor mbajtës i 13 viteve të qeverisjes së pandërprerë laburiste, por, në të njëjtën kohë, di ta sigurojë elektoratin tradicional të tij (për shembull, ka premtuar që të ecë drejt një privatizimi të sistemit shëndetësor kombëtar). Jo pa kritika dhe polemika, ka adoptuar shumë ide deri pak kohë më parë të shoqëruara me një Britani të Madhe tjetër, me moderne, shiko braktisjen totale të referimeve diskriminuese ndaj minorancave seksuale, politikat mjedisore më të përgjegjshme dhe më të mbështetshme (kujtojmë se një prej projekteve më të rëndësishëm të Cameron dhe të torëve i përmbledhur nga slogani "Can I Have The Bill?", një projektligj që konsiston në krijimin e një komisioni të pavarur për vlerësimin dhe zbatimin e veprimeve konkrete për reduktimin e konsumit të anhidridit karbonik me 60 përqind brenda vitit 2050) dhe mundësia për të legalizuar drogat e lehta dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Të gjitha propozime që i ka hedhur veç të tjerash në tryezë për zgjedhjet e majit. Me pak fjalë, mund ta quajmë "brand new PM" një konservator në salcë liberal - për t'u kuptuar alla angleze, jo alla amerikançe. Dhe është pikërisht falë zgjedhjes së tij në krye të partisë që pas vitesh ecje nëpër shkretëtirë torët kanë grumbulluar konsensus gjithnjë e më të madh. Pikërisht për shkak të këtyre operacione zhdoganimi, siç ka shkruar Kieron O'Hara në një portret të Cameron (After Blair. David Cameron and the Conservative Tradition), Partia Konservatore ka rifituar të drejtën për t'u dëgjuar nga klasat e mesme, duke dalë faktikisht nga nostalgjia thatcheriane dhe duke marrë disa tema klasikisht blairiane si pika të përbashkëta të diskutimit publik. Në këtë optikë revolutionary (në të cilën një rol themelor është luajtur nga cilësitë e tij si shfrytëzues i aftë i medieve dhe njohës fin i marketingut të politikës), Cameron thekson se Anglia duhet ta rigjejë identitetin kombëtar të saj, por pa diskriminuar etnitë e pranishme në vend që megjithatë nuk mund të pretendojnë të krijojnë shoqëri paralele me atë angleze me pretekstin e ruajtjes së traditave të tyre. Për neo-Kryeministrin, integrimi i parë si shoqëri multikulturore është tejkaluar dhe duhet kthyer e të studiohet fenomeni duke i imponuar kujt hyn në Angli studimi i gjuhës, i traditave dhe i së drejtës, pse jo dhe i religjioneve të praktikuara ngë autoktonët, duke pretenduar reciprocitet njohjeje dhe respekti dhe që për pasojë Karta e të Drejtave Europiane duhet të përshtatet me nevojat e identitetit të secilit shtet që aderon në Bashkimin Europian. Në referim me politikën e jashtme, Partia Konservatore nuk synon që të marrë pjesë në një Europë antitezë me Shtetet e Bashkuara për arsye të natyrshme si tradicionale, ekonomike, ashtu dhe të karakterit ushtarak; ajo që ka synim të bëjë është ruajtja e atij shpirti demokratik që u ka mundësuar vendeve europiane, që propozonin modele alternative ndaj demokracisë, të futen në kampin demokratik dhe të lulëzojnë. Një prej misioneve të tij në kuadrin evropian është të mbështesë aderimin e Turqisë në Bashkimin Europian, partner strategjik në Lindje të Mesme. Lidhur me çështjen delikate të Afganistanit, pikërisht me rastin e takimit të tij të parë zyrtar me Barack Obama, Cameron ka lajmëruar një tërheqje të trupave britanike brenda 2011 apo deri dhe më parë nëqoftëse do të ekzistojnë "kushtet në terren", duke pasur parasysh peshën e kostos së operacioneve ushtarake për qeverinë britanike, që ka arritur gjatë 9 viteve të fundit (së bashku me atë të Irakut), shifrën e pambështetshme të 18 miliardë paundëve. Domethënë revolucion, edhe pse dhe sidomos nëqoftëse merret në konsideratë në nivel institucional plani ndaj burokracisë që Kryeministri po e përgatit së bashku me njeriun e dytë të tij, Nick Clegg. Bëhet fjalë për një prej manovrave më të fuqishme të historisë angleze, një transferim pushtetesh dhe kompetencash nga qendra politike shoqërisë civile që mban një sfidë eksplicite ndaj burokracisë së krijuar. Kanë kaluar vetëm pak javë nga ardhja e liderit të ri të torëve në Downing Street dhe ai ia ka bërë të njohur tashmë botës aspektin dominues të stilit të tij politik: radikalizmin, të përkthyeshëm jo në vizione ekstreme dhe shpërthime revolucionare, por në posedimin e ideve të qarta dhe të mirëpërcaktuara, edhe pse nganjëherë jopopullore. Prime Minister me biçikletë mendon parasëgjithash për rezultatin. Ai, që flet rrjedhshëm gjuhën smart të realizmit politik, propozon (dhe ëndërron) "Big society" - atë që ai e ka quajtur "një ndryshim i madh kulturor, në të cilin njerëzit pushojnë së kërkuari funksionarëve publikë, autoriteteve vendore apo qeverisë qendrore që t"u zgjidhin problemet me të cilat ndeshen - e cila e mbështet parimin e saj në një shpirt të shënuar anticentralist, si recetë e besueshme për rilindjen angleze dhe vendi në të cilin shpaloset eleganti Union Jack duket se beson. Përgatiti ARMIN TIRANA
Home »
» Burrat që kanë në dorë frenat e botës